Emanuela Rusta bën bujë në Zvicër, gazeta shkruan për arbitren shqiptare: Shembull për vajzat në futboll

Gazeta

Gazeta e madhe zvicerane “20 Minuten” ka publikuar të hënën një shkrim për arbitren shqiptare të futbollit, Emanuela Rusta. Sipas “20 Minuten”, Rusta është shembull për vajzat në futboll.

“Më pëlqen ndjenja e të qenit pjesë e lojës, sfidës dhe përgjegjësia për të siguruar që loja të jetë korrekte”, ka thënë Emanuela Rusta.

31-vjeçarja, sipas gazetës zvicerane, ka shkruar histori disa herë. Ajo punon edhe mësuese  e Edukatës Fizike, por po shquhet si arbitre e futbollit.

“Është nder i madh dhe sukses i rëndësishëm për mua dhe federatën që më përkrah shumë. Tregon që femrat mund të shkëlqejnë në role që tradicionalisht ishin të burrave”, thotë Rusta për karrierën e saj.

Ajo nuk përdor rrjetet sociale për të shmangur fyerjet.

“Gratë në futboll duhet të kenë respekt më të madh, në fushë dhe jashtë saj. Duhet të promovojmë më shumë përfshirjen, të krijojmë mundësi të barabarta dhe të largojmë barrierat që pengojnë gratë nga përparimi në sport”, ka theksuar Rusta.

Ajo synon që një ditë të drejtojë ndeshje në Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Evropian të futbollistëve, shkruan gazeta e madhe zviceriane.

Emanuela Rusta u bë arbitrja e parë shqiptare e cila gjykoi një ndeshje të Champions League për vajza, duke e vendosur emrin e saj në librat e artë të kompeticionit më të madh futbollistik. 30-vjeçarja bashkë me ndihmësen e saj Edjena Kapxhiu ishin xhaketat e zeza të ndeshjes më kryesore të grupit mes Benficas dhe Barcelonës.

LEXO ME SHUME:EKSKLUZIVE/ Tirana “shtegton” sërish, ndeshjen ndaj Elbasanit nuk e do e luajë në kryeqytet

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana