“GATI TIRONA”/ Liridon Latifi prezantohet te bardheblutë, Shehi gjen dëshirën e vjetër (video)

Liridon Latifi është prezantuar si futbollisti më i ri i skuadrës së Tiranës. Sulmuesi anësor, ka gjetur akordin me bardheblutë. Latifi është larguar nga Vllaznia pas dy sezoneve me kuqeblutë dhe ka qenë në diskutime me klube të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në fund, ka qenë projekti i Tiranës që e ka bindur dhe prej ditësh palët negociojnë për kushtet e kontratës.
“Gati Tirona”, ishin fjalët e Latifit gjatë prezantimit. Orges Shehit i plotësohet dëshira e vjetër, pasi tekniku bardheblu prej kohësh ka shprehur interes për të transferuar sulmuesin anësor.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)