“Ky mentalitet do të na bëjë të fitojmë”, Garsia ende nuk po e kupton realitetin te Flamurtari: Nuk më shqetëson renditja

Garsia

Flamurtari u mposht nga Egnatia me rezultatin 1-2 në Vlorë. Vlonjatët e kishin ndeshjen e parë në shtëpi për këtë sezon ku nuk numërojnë asnjë fitore, dhe vetëm 2 pikë në pesë javë. Trajneri Garsia deklaroi pas ndeshjes:

“Pjesa e parë ishte pak taktike për të dyja skuadrat. E dinim që ato luanin mirë me topin, e dinim që nëse do krijoheshin hapësira, ato e gjejnë njeriun e tyre të lirë. Për këto pika kemi punuar me skuadrën, mendoj se ia kemi dalë. Mendoj se në pjesën e dytë, për shkak të rezultatit dhe fushës, kemi bërë më mirë. Kemi hedhur në fushë lojtarë edhe më fizik.

Kemi zgjedhur katër lojtarë përpara që ishin shumë sulmues, për t’u dhënë atyre mundësinë që ishin sulmues nevojiteshin Nunesh dhe Ramani. Ishin edhe në mes për të bërë presingun te kapiteni i Egnatias. Dhe për të dubluar lojtarin në “half space”. Duheshin lojtarë që vraponin, këto ishin arsyet.

Është rezultati ai që ka vlerë, nëse bëjmë faull askush nuk flet, ndoshta nuk u kuptova mirë. Edhe unë isha shumë emocional, në fund skuadra ka marrë edhe emocionet nga stoli. Ndeshja e parë në shtëpi, pesë ndeshje pa fitore. Jam krenar për skuadrën, për mentalitetin, për kohë të gjatë ky mentalitet do na bëjë të fitojmë më shumë pikë se të humbasim. Për këtë jam shumë krenar, për ata, për punën e tyre. Për gjërat që bëjnë dhe ia u kërkoj dhe i falenderoj shumë. Gjithë përgjegjësia është e imja, e marr unë.

Maksuti për mua është një lojtar që mund t’i bëjë të gjitha. Për mua mendoj se pozicioni më i mirë për të është sulmues në krah të majtë. Na pëlqen kur luan majtas dhe ka lidhje me Trashin. Kur një lojtar është me 4, e pozicionojmë më shumë aty. Sot për karakteristikat e Egnatias, menduam që në këtë pozicion që edhe në stërvitje ka bërë mirë, sepse Egnatia çon shumë lojtarë para linjës së topit, aty ai mund të jetë edhe më i freskët, për të bërë këtë gjën e mirë që bën për të sulmuar mbrojtësit kundërshtarë.

Sot nuk më shqetëson renditja, presion kemi gjithmonë. Kam shumë vite që luaj dhe jam trajner, është pjesë e punës sime. Ne duhet të përpiqemi të bëjmë çdo gjë për atë që kemi në kontroll. Sot do analizojmë ndeshjen, zgjedhjet që bëra në lojë dhe ndërrimet, pas kësaj të stërvitemi për të rikuperuar dhe të përgatisim ndeshjen me Dinamon”, u shpreh trajneri i Flamurtarit Garsia për “RTSH”.

Related posts

Përplasje e fortë te Tirana, Dabulla kritikoi Refik Halilin, presidenti i Tiranës i përgjigjet FLAKË: Jam i gatshëm të vi, le të jetë ai dhe…

As stadiumi dhe as tifozët nuk i bëjnë “derman” Flamurtarit, Egnatia vijon trendin e fitoreve (video)

Vllaznia kthen fuqinë përpara tifozëve, Vora dorëzohet në “Loro Boriçi” (video)