Gara për bashkinë e Tiranës/ Këlliçi: Dashamir Shehi do jetë krah meje në…

Në media është aluduar se kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, do të kandidojë për kryetar bashkie i Tiranës.

Por këto aludime janë shuar nga kandidati zyrtar i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Në një dalje televizive, Këlliçi ka deklaruar se Shehi do të mbështesë kandidaturën e tij në betejën kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Zoti Shehi do të jetë krah meje në këtë betejë dhe do ta shihni në ditët në vijim. Ai është një asset për të gjithë klasën politike shqiptare, por në mënyrë të veçantë edhe për Tiranën, kryeqytetin”, theksoi kandidati i opozitës.

Related posts

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!