Galbiati, njeriu që zbuloi Shevchenkon ndërron jetë në moshën 85-vjeçare! Ja raporti që i dërgoi Milanit (FOTO)

Italo Galbiati u nda nga jeta sot në moshën 85-vjeçare. Ish-tekniku ka pasur një rol të rëndësishëm në transferimin e Andriy Shevchenkos te Milan, një prej sulmuesve më të mëdhenj në historinë e klubit kuqezi. Në fakt, bashkëpunëtori historik i Fabio Capello ishte në tribunën e Camp Nou më 5 nëntor 1997 për të ndjekur Barcelona-Dinamo Kiev, një ndeshje që përfundoi 4-0 për ukrainasit falë një tri golëshi nga Sheva.

Galbiati bëri një raport ndoshta vendimtar për blerjen e atëhershme të lojtarit në merkaton e vitit 1999: “Lojtar shumë i fortë fizikisht, i shpejtë në driblim. Godet mirë me të dyja këmbët dhe është i fortë në goditjet me kokë. Duke marrë parasysh moshën e tij të re, më bëri përshtypje lehtësia e tij në lojë. Ai është një lojtar në zhvillim. Eshtë e panevojshme të thuhet më shumë. Ai është i Milanit”.

Related posts

E BUJSHME! Ish-lojtari i Kroacisë dhe Ajax zbarkon në Shqipëri, firmos me klubin që luan për mbijetesë (EMRI)

Orges Shehi fikson formacionin anti-Bylis, dy rikthime kënaqin teknikun

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit