Video/ Gafë skᶱndaloze, Mëllugja fᵘndos Erzenin e teknikun Deliallisi; Dinamo merr fitoren që e çon në “Play-Off”

Mëllugja

Dëshirë dhe lojë e bukur për Dinamo, dhe gafa skandaloze nga Mëllugja për Erzenin. Ekipi dinamovit arrin një fitore të rëndësishme në javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Ekipi kryeyqtetas fitoi me shifrat 2-0 ndaj Erzenit. Një ndeshje me ritëm e ide për blutë e Mehmetit të cilët do të gjenin golin e avantazhit në minutën e 19′.

Një aksion spektakolar i bluve me kombinimin mes Tahirit dhe Denison, me brazilianin që çon topin në rrjetë. Në minutat e tjera, një harkim nga e majta shkon te Zeka i cili tenton me kokë, por pa probleme për portierin e Dinamos Sali. Migone tre minuta nga përfundimi i pjesës së parë tentoi për Erzenin, por edhe një herë u ndal nga portieri.

PJESA E DYTË

Pjesa e dytë nis me një ritëm më të lartë për Erzenin, që e kërkoi me ngulm golin e barazimit. Mihana nga e majta pason për Zekën i cili provon nga jashtë zonës me të majtën, duke mos befasuar Salin. Në momentin më të mirë, Erzeni u godit, pasi Dinamo shënoi golin e dytë. Në minutën e 72′, një gabim i rëndë i Mëllugja i cili i dorëzon topin Kaçorrit dhe ky i fundit ia del që të mposhtë Hasanbelli.

Me këtë fitore, Dinamo arrin vendin e katërt dhe atë të Play-Offit, aty ku diferenca me Tiranën është 3 pikë larg. Ndërkohë të gjitha telashet janë për Erzenin që renditet në vendin e parafundit, dhe do të duhet një sforco e madhe në javët e mbetura për të mbijetuar në Superiore.

Related posts

FOTO/ Ndeshja në Elbasan, tifozët e Partizanit shfryjnë inatin në faqen zyrtare të klubit

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet