Gafa e Sherrit dhe penalltia e Fernandos nxjerrin duarbosh Egnatian, Superkupa i shkon Partizanit (video)

Partizani ka fituar për herë të tretë në historinë e tij Superkupën e Shqipërisë duke mundur me rezultatin 1-0 Egnatian në një ndeshje e cila në fakt kishte një rrjedhë të papritur për mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet. Në minutën e 37’ Sherri gabon në nisjen e topit dhe ia jep Rrapajt i cili e dërgon lehtësisht në rrjetë. Në minutën e 72’ Egnatia fitoi 11-metërsh.

 

Fernando tentoi “Panenka” dhe Qirko kupton gjithçka duke pritur topin. 90 minutëshi përfundoi në favor të Partizanit me Abilaliaj që i gëzohet trofeut të parë.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)