Nga Gremio në Shqipëri, klubi i Superiores shton forcat me mesfushorin (EMRI)

Gabriel Silva

Gabriel Silva është futbollisti më i ri i Vorës. Goditje e bujshme në merkato për klubin e Superiores, që transferon një fantazist i cili në tregun e “transfermarkt” vlerësohet 500 mijë euro. Gabriel Silva për herë të fundit ishte pjesë e Herkilio Luz si i huazuar nga Gremio. Për të do jetë eksperienca e parë jashtë Brazilit.


Njoftimi i Vorës:

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë afrimin e mesfushorit , i cili i bashkohet ekipit tonë. Gabriel Silva vjen me eksperiencë të spikatur në futbollin brazilian, duke qenë më herët pjesë e Grêmio dhe Coritiba, ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e Hercílio Luz. Me aftësitë e tij teknike dhe përvojën, ai pritet të shtojë vlerë dhe cilësi në skuadrën tonë. Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë”.

LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Partizani vijon merkaton, rikthen ish-sulmuesin e Teutës

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe