“Futemi në një fazë ku duhet fati”, Orges Shehi do një ndihmë nga lart për titullin: Duhet të kemi kujdes nga Erzeni

Orges Shehi

Partizani do të luajë këtë të shtunë përballë Erzenit në shtëpi, ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të, pra të fundit të kampionatit të këtij sezoni. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për “Demat” të cilët kërkojnë fitoren me doemos për të mbajtur vendin e dytë, vend i cili ka avantazhe në Final 4. Pikërisht për këtë ndeshje, por edhe për kontratat e lojtarëve ka folur trajneri, Orges Shehi.

NDESHJA– Fitorja është fitore dhe sigurisht që ndikon në rritjen e moralit dhe kur është në vazhdën e një vazhdimësie të mirë. Kemi marrë maksimumin dhe vendin e dytë atë që kemi dashur prej kohësh. Nesër na duhet një tjetër sforco për të mbyllur 36 javë kampionati dhe për të nisur ciklin e Final 4. Ne e dinim që kjo javë e fundit e kampionatit do të kishte ngjeshje.

ROTACIONI-Jemi munduar që të bënim një rotacion të pjesshëm pa e prishur strukturën e skuadrës. Nesër mund të kemi 3 ose 4 prurje të reja, por pa prishur fizionominë e skuadrës, na rikthehet edhe Maguette që ishte i pezulluar me kartona”, u shpreh fillimisht Shehi.

ERZENI DHE KUKËSI-“Janë dy skuadra që për fatin e tyre të keq kanë zbritur një Kategori më poshtë. Kanë karakteristika të ndryshme. Ndaj Kukësit ishim në transfertë, ndërsa nesër do të luajmë në shtëpi. Por kjo nuk e bën aspak të lehtë, pasi mendoj se Erzeni ka në përbërje lojtarë me më shumë cilësi se Kukësi, ka lojtarë që shumë mirë mund të luajnë në çdo skuadër. Kur përballesh me elementë cilësorë duhet të jesh i kujdesshëm”.

RIKTHIMET-Por në këtë pjesë të rëndësishme të kampionatit të na rikthehen të gjithë si Cara dhe Taipi që nuk janë bashkuar me grupin”.

KATËR FITORET RADHAZI-“Në konfigurim apo në atë që shfaq skuadra në fushë, ndikojnë edhe lëvizjet e trajnerëve. Kurse në këtë pjesë të rëndësishme ne na vjen mirë që vijmë me një seri fitoresh. Nesër duhet të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren nesër dhe kjo përkon me fundin e kampionatit. Skuadra nuk është e ngurtë, pasi kur nuk arrin të fitosh, skuadra ngurtësohet. Dhe me fitoren e nesërme shpresojmë mos ta kemi këtë problem. Futemi në një fazë që edhe fati ka pjesën e tij”.

Sa i rëndësishëm është avantazhi vendit të parë dhe të dytë për barazimin në gjysmëfinale të Final 4?

“Pozicionimi në pjesën e dytë është një nga objektivat duke patur parasysh dhe formulën, por kjo nuk është se të vendos në gjumë. Nesër duhet të fitojmë. Kjo pyetje i përkon ndeshjes që do të vijë, jo Erzenit”.

LOJTARËT NË SKADENCË KONTRATE-“Unë mendoj se Sota dhe të gjithë janë të kënaqur te Partizani. Nga klubi nuk kam dëgjuar që mund të ketë dyshime për rinovimet, mund të jetë çështje burokratike për të firmosur ndonjë dokument. Këta janë lojtarët që janë pjesë e kontigjentit dhe janë pjesë e rëndësishme jona dhe nuk mendoj që të ketë mosakordin në firmosjen e kontratave të reja”. Përfundoi Orges Shehi.

LEXO MË SHUMË: Skënderbeun e dënon një ish-futbollist, Partizani siguron “Final 4” pas fitores 1-0 (video)

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit