Futbollisti i njohur jep lajmin e trishtë, bashkëshortja në gjendje të rëndë pasi solli në jetë vajzën

Sulmuesi Alavaro Morata është duke kaluar momente të vështira në jetë, edhe pse me lindjen e vajzës së tij duhet të ishte e kundërta.

Gruaja e sulmuesit të Atletico Madrid, Alice Campello është në kujdes intensive, pasi solli në jetë Bella, vajzën e katërt të çiftit. Lajmin e ka dhënë vetë Morata me një postim në Instagram. 

“Bella ka lindur dje dhe është ashtu siç e kemi ëndërruar. Fatkeqësisht, pas lindjes, e cila shkoi shumë mirë, nëna pati komplikacione që na trembën shumë. Alice është e fortë dhe po shërohet pak nga pak. Tani ajo ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të Clinica Universidad de Navarra dhe për të po kujdesen mjekë të mrekullueshëm. 

Nuk do të ndalemi kurrë së falenderuari për dashurinë që na kanë dhënë në çdo kohë, për profesionalizmin e tyre, që nuk na kanë bërë kurrë të ndihemi vetëm… Unë mund t’i vlerësoj pa masë. Ju përqafojmë fort dhe ju falenderojmë për të gjitha mesazhet dhe për fjalët e bukura që na keni shkruar me shqetësim. Do t’ju mbajmë të përditësuar”, përfundoi Morata.

Alvaro dhe Alice tashmë kanë edhe tre fëmijë të tjerë: binjakët Alessandro dhe Leonardo të lindur në 2018 dhe Edoardo i lindur në 2020.

Related posts

Komisioni i Disiplinës me dortë të hekurt, pasoja për Partizanin dhe Tiranën, pezullime te Elbasani dhe Vllaznia

Tragjedia e Alvarez, mesfushori vendos përfundimisht të ardhmen e tij te Tirana

Kategoria e Parë luan javën e 25-të, zbuloni dy përballjet e fundjavës që do të transmetohen në RTSH