Futbollisti i Kombëtares dorëzohet, heq dorë nga futbolli në moshën 29-vjeçare: Dua të pushoj (FOTO)

Grezda

Eros Grezda ka mbyllur bashkëpunimin e tij me klubin e Rudes në Kroaci. Sulmuesi shqiptar la Partizanin në janar për t’u rikthyer në vendin ku jetonte prej vitesh.

Mirëpo, aventura e tij e rradhës në kampionatin kroat nuk shkoi aspak siç e priste duke humbur vendin e titullarit. Së fundmi, ai ka njoftuar në Instagram se ka marrë vendimin për të pushuar nga futbolli për momentin.  Grezda ishte jashtë forme dhe nuk mbante dot ritmin. Gjërat pastaj nuk është se u përmirësuan në kampionat, ku nga i nisur titullar, Grezda e pa veten të parakaluar nga të gjithë.  Në fushë rezultatet janë katastrofike, me prezenca të pakta e përfaqësime për tu harruar.

AVENTURAT ME SKUADRAT E TJERA

Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgow Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Jo të gjitha eksperiencat kanë shkuar si duhet. Grezda, sidomos në Skoci me teknikun Gerrard, preku fundin. Në 6 muajt e kaluar te Zalaegerszeg, ai ka luajtur vetëm 7 ndeshje, duke shënuar 1 gol. 29-vjeçari shpresoi të rigjente ritmin e vazhdimësi me Partizanin por nuk ia doli. Sulmuesi me ekipin tonë përfaqësues ka koleksionuar 13 prezenca duke shënuar 1 gol.

“Faleminderit Rudes për mundësinë dhe mirëkuptmin. Kam marr një vendim që për momentin të pushoj nga futbolli”, shkruan sulmuesi.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Spostohet derbi, Klikoje Sport mëson ndryshimin e bërë nga sektori i garave

EKSKLUZIVE/ Tirana ndez merkaton, eksperiencë kampioni zbarkon në kryeqytet

FSHF bën lëmsh kalendarin, ndeshja tjetër e Superiores vendoset në orarin e derbit