Futbollisti i Juventusit rrëfen përvojën e keqe me koronavirusin, “ U trondita, isha në panik total, kisha…

Francezi shpjegon më të ej si kur mori vesh lajmin që ishte pozitiv, ishte një goditje e fortë psikologjike

ITALI-Në mesin e lojtarëve të Serisë A të prekur drejtpërdrejt nga koronavirusi ishte edhe Blaise Matuidi, i cila pas një frike të madhe sot mund të thotë se ai më në fund është jashtë makthit pas tamponit të fundit negativ më 15 Prill. Mesfushori i Juventusit foli për përvojën e tij me virusin famëkeq në kanalin “Bros Stories” në Youtube: “Sinqerisht ishte e vështirë. Kur isha pozitiv, as nuk mund të dilja për të bërë pazar dhe atëherë kur fillova përsëri të dilja isha me fiksime. Duhet të të sigurohesha që njerëzit nuk ishin shumë afër meje. Duhet të jesh shumë i fortë mendërisht. Do të marrë kohë, kjo është një situatë e re për të gjithë ne.”

Francezi shpjegon më të ej si kur mori vesh lajmin që ishte pozitiv, ishte një goditje e fortë psikologjike.

“Nuk kam pasur simptoma, por sapo më njoftuan, u trondita, isha në panik total, kisha frikë për familjen dhe miqtë e mi. Nuk është një periudhe e bukur, ne me të vërtetë duam që kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Unë pyes veten se çfarë do të ndodhë me futbollin dhe jetën e përditshme.”

M.M (Milo.al)

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)