Futbollisti godet arbitrin dhe e bën për spital, ndërpritet ndeshja në kampionatin shqiptar

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë teksa arbitri i ndeshjes Shënkolli – Sopoti është goditur nga kapiteni i vendasve. Kryesori Abdurrahman Kadria u sulmua në minutën e 85-të kur ndeshja ishte në rezultatin 1-1 dhe ka pësuar çarje në fytyrë.

Menjëherë pas ngjarjes ai u transportua me urgjencë në spitalin e Lezhës për mjekim, ndërsa ndeshja u ndërpre për t’u mos vazhduar më. Ngjarja do të jetë objekt shqyrtimi i Komisionit të Disiplinës në FSHF dhe pritet një dënim tepër i rëndë për këtë ngjarje.

Related posts

Flamurtari në krizë rezultatesh? Ribaj tregon arsyet: Pësojmë nga pakujdesia në minutat e para

Flamurtari mban gjallë shpresat për mbijetesë, pikë me vlerë ndaj Vorës (video)

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën