Futbolli shqiptar merr lajmin e zi, ndahet nga jeta legjenda e Tiranës dhe Partizanit (foto)

Një lajm i zi ka  tronditur mëngjesin e sotëm gjithë Shqipërinë. Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare legjenda e Tiranës dhe Partizanit, Nuri Bykyku.

Ish-futbollisti i Tiranës ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me bardheblutë, ndërsa më vonë ka qenë dhe trajner dhe drejtues i skuadrës kryeqytetase.

Sipas informacioneve ditën e sotme do të mbahen homazhe në nder të tij në stadiumin “Selman Stërmasi” nga ora 11:00-12:00, teksa më pas trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit, në varezat e Sharrës.

Kjo është një humbje e madhe për gjithë futbollin shqiptar, pasi ka humbur një nga legjendat më të mëdha të tij, me Bylykun që është shpallur kampion me skuadrat e kryeqytetit duke bërë historinë në futbollin shqiptar, ndërsa ka mbajtur veshur edhe fanelën e kombëtares shqiptare.

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore