Futbolli në kohën e firmave piramidale/ Vehbi Alimuça u bë xheloz për ardhjen e Mario Kempes, kërkoi të sillte Ranierin te Besa e Kavajës

Firmat piramidale në Shqipëri zënë fill në ditët e para të demokracisë shqiptare.Mungesa e bankave private,padituria bëri që pas vitit 1994 të fillojë lulëzimi i vërtetë i firmave piramidale.Bosët e këtyre firmave nuk u mjaftuan vetëm me paratë e popullit, por investuan fuqishëm në futboll. Ashtu si papritur, në vitin 1997 Lushnja u kthye në skuadrën më të mirë në vend.Presidenti i saj, Pëllumb Xhaferri, befas, mendoi ta dërgonte futbollin provincial lushnjar një hap më tutje.

Ai vendosi si trajner ish-fituesin e Kupës së Botës 1978 me Argjentinën,Mario Kempes. Diçka e tillë konsiderohej si imagjinare për Shqipërinë e asaj kohe. Për të sjellë Kempesin në Lushnje, Xhaferri pagoi 350.000 dollarë për një vit. Nga gjithë ky sukses, xheloz u bë rivali i tij, Vehbi Alimuça, pronar i firmës “Vefa”. Në librin ‘Loja që ndryshoi futbollin’ gazetari Sokol Balla ka publikuar një prapaskenë interesante që edhe sot e kësaj dite ngjall habi.Ish-pronari i firmës ‘Vefa’ zotëronte Besën e Kavajës dhe si për të sheshuar famën e Kempes dhe Xhaferrit mendoi të sillte në Kavajë si trajner,Claudio Ranierin.

Ja si e tregon Balla në librin e tij këtë moment.

Pak javë më vonë, në shkallët e jashtme të ballinës së Qemal Stafës, takoj rastësisht një gazetar sportiv. E dija që edhe atë, si shumë të tjerë e kishin kapur ethet e parasë së lehtë: ajo e presidentëve të firmave piramidale, që tashmë i ishin futur edhe futbollit dhe kërkonin të bënin emër edhe në fushat e blerta. Jo duke investuar në stadiume, terrene sportive apo ekipe zinxhirë. Ishte koha e modelit të parasë së lehtë dhe rezultateve të shpejta. Modeli Xhaferri/Kempes. Gazetari më prezantoi një italian. ‘E njeh? – më pyeti. Është trajner i mirë,megjithëse jo dhe aq i njohur.” Sigurisht që e njihja. ”Kënaqësi, Mister” -iu drejtova ish-trajnerit të Fiorentinës,Claudio Ranieri dhe i shtrëngova dorën.

“Përse e ke sjellë”, këndej pyeta gazetarin sportiv. Më tha se Vehbi Alimuça, i tërbuar nga suksesi mediatik i Xhaferrit me Kempes, kishte blerë Besën e Kavajës dhe ishte në kërkim të një trajneri të mirë të huaj. “Shpresoj t’i rras këtë,- u mbyll biseda me të. Vehbi Alimuça nuk mundi dot të takonte teknikun italian pasi në atë peridhë firmat piramidale filluan të ndjenin efektet e para të falimentit. Ishin kohë të çmendura, presidentë të çmendur,të cilët përdornin gjithçka për t’i marrë paratë një populli, një popull, ndër të tjera, i çmendur edhe pas futbollit”

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)