FUTBOLL/ Tirana përmbys Vllazninë, fiton për herë të 12-të Superkupën e Shqipërisë

Superkupa e Shqipërisë është e Tiranës. Bardheblutë mposhtën 3-2 me përmbysje Vllazninë në “Air Albania”, duke i shtuar palmaresit të tyre trofenë e 12-të të Superkupës. Edhe pse u ndëshkuan që në minutën e 7-të nga Esat Mala, kryeqytetasit arritën të shënonin dy gola, duke përmbysur rezultatin.

Patrick në minutën e 39-të barazoi rezultatin, po u dha zemër dhe moral bardhebluve për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Golin e dytë, atë avantazhit të përkohshëm 2-1, e shënoi Florent Hasani në minutën e 53-të, duke e kaluar presionin në anën e kuqebluve, që pas shumë përpjekjesh ia dolën të barazonin në minutën e 86-të me një 11-metërsh të shënuar nga Latifi.

Gjithsesi, në kohën shtesë, atëherë kur nuk kishte më kohë për të reaguar, Redon Xhixha ndëshkoi ekipin shkodran me golin e rezultatit përfundimtar 3-2, me Kupën që u ngrit nga bardheblutë.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull