Fushata e PD, Basha: Shqipëria ka ngelur njësoj si trafiku në Unazën e Re

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi fushatën elektorale me një takim me gratë dhe vajzat e zonës së Unazës së Re në Tiranë.

Pasi u njoh me shqetësimet e tyre, kryedemokrati premtoi se qëllimi i tij është t’i kthejë qeverisjes një fytyrë njerëzore. Basha shtoi se prej 8 vitesh Shqipëria ka ngelur në vend numëro, duke e krahasuar me trafikun në Unazën e Re.

“Kështu si ka ngelur trafiku në Unazën e Re ashtu ka ngelur Shqipëria. Ajo që i bashkon problemet e ndryshme që ngritët është që do të marrin zgjidhje nga programi ynë i ngritur nga ekspertët. Ne nuk vijmë me premtime boshe. Jemi të vendosur që qeverisjes t’i kthejmë një fytyrë njerëzore. Politika nuk është e pisët. Të pisët e bëjnë ata që duan të përfitojnë në kurriz të qytetarëve”, tha Lulëzim Basha.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…