Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë/ Ja si vlerësohen legjionarët

Kjo fundjavë që lamë pas ishte tejet pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane.

Sipas faqes së njohur të statistikave “Sofa Score”, lojtari i parë që ka mahnitur me paraqitjen e tij këtë fundjavë ishte, Jurgen Bardhi i cili realizoi dhe golin e tij të parë me fanellën e Tuzlasporit në Turqi dhe vlerësohet me notën 7,8.

I dyti në këtë renditje është Endri Çekiçi i cili realizoi një gol për skuadrën e tij Koniaspor ku arriti të triumfonin me rezultatin 2-1 ndaj Bashakshehirit në Superligën turke, nga ku pogradecari vlerësohet me notën 7,7.

I treti është renditur, Elseid Hysaj i cili falë paraqitjes magjepsëse me fanellën e Lacios ndaj Empolit u vlerësuar me notën 7,6.

I katërti është renditur Sokol Cikalleshi, i cili falë një goli të tij me Koniasporin ndaj Bashakshehirit vlerësohet me notën 7,3.

I pesti në këtë renditje është Valon Et’hemi i cili kreu një paraqitje të mirë me Istanbulsporin duke u vlerësuar me notën 7,3.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË STATISTIKAVE “SOFA SCORE” 

Related posts

Klasi mbi gjithçka! Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores (video)

Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

O sot, o kurrë! Shqipëria përballë provës më të madhe, Sylvinho surprizon me rreshtimin (FORMACIONI)