Gushti ka nisur me një fluks të lartë në pikën kufitare të Morinit. Mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kalon 10 mijë, por ky fenomen shihet si shqetësim nga autoritetet shëndetësore të Kosovës.
Drejtor Rajonal i Shendetit Publik ne Prizren, Fadil Kryeziu, thotë se qytetarët e dy vendeve që po lëvizin gjatë kësaj periudhe në dy anët e kufirit shihen si bartës kryesor të Covid 19, dhe ekipet mjekësore në kufi e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë kalimtarët, ndaj po shihet një mundësi e re për të kontrolluar situatën e cila po rrit me shpejtësi numrin e të infektuarve.
Java që sapo u mbyll, për Kosovën shënoi numrin më të lartë të të prekurve dhe viktimave nga Covid 19,e pavarësisht kësaj situate qytetarët e Kosovës nuk e kanë frenuar levizjen për pushime drejt Shqipërisë.
Muaji korrik i mbyll më me shumë se 1 milionë pushues kosovarë në bregdetin e Shqipërisë por edhe në qytetet e tjera turistike. Në kufirin me Shqipërinë ministria e Shëndetësisë e Kosovës rishikoi vendimin dhe përjashtoi qytetarët e dy vendeve nga masat shtrenguese për kontrollet në kufi në kuadër të situatës së covid 19.