Fundi i një neni absurd! Ky vend europian liberalizon ligjin për abortin

Gjermania e hoqi nenin për ndalimin e reklamës së abortit. Falë vendimit të sotëm në Bundestag, rehabilitohen edhe mjekët e dënuar në 32 vitet e fundit.

Edhe pas këtij vendimi, abortet në Gjermani janë të ndaluara zyrtarisht dhe konsiderohen si vepër penale. Ato mund të dënohen me deri në tre vjet burg. Përjashtime bëjnë rastet kur shtatzënia përbën rrezik shëndetësor për gruan ose kur ajo ka ndodhur si pasojë e një përdhunimi. Një rast tjetër kur lejohet ndërprerja e shtatzënisë është, kur ajo bëhet para javës së 12-të, por me kusht që gruaja të ketë bërë më parë një këshillimi detyrues.

Për gratë që kanë mbetur shtatzënë pa dëshirën e tyre dhe duan të bëjnë abort, rruga mbetet e vështirë. Këshillime të tilla ofrojnë një numër i madh organizatash, por derisa të marrësh një orar këshillues, mund të kalojnë javë të tëra. Për shumë  gra mund të jetë vonë. Organizatat për të drejtat e grave duan tani ta bëjnë të mundur ndërprerjen e shtatzënisë, pa pasur nevojë për këshillim.

Emilia Fester, deputete e partisë Të Gjelbrit, dhe deputetja më e re (24 vjeçe) në Bundestag, paralajmëroi në Twitter, se lufta e saj për vetëvendosjen e grave për shtatzëninë vazhdon:

“Sot kemi shkruar histori feministe. E hoqëm paragrafin 219a të kodit penal. Gratë që bien shtatzëna padashur kanë të drejtë të marrin informacione të kualifikuara. Një hap që duhej marrë shumë kohë më parë dhe tani është realitet. Sot do të festojmë dhe që nesër do të rrëzojmë edhe nenin 218!

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi