“Për në Shqipëri apo në transferta?”/ Tifozët iu ankuan për biletat, Gjimshiti u premton: Do flas tani (video)

Fundi

Fundi i ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë u mbyll me ekipin kuqezi që shkoi poshtë tribunës ku ishin rreshtuar mbështetësit më të zjarrtë të tyre. Në atë tribunë ishin vendosur tifo-grupet që mbështetin zakonisht Shqipërinë prej vitesh, të cilat nuk e kanë reshtur përkrahjen as gjatë ndeshjes me britanikët, por edhe protestën ndaj faktit që FSHF nuk do u rezervojë më bileta.

Këtë pakënaqësi, ata e kanë shprehur publikisht edhe me kapitenin Berat Gjimshiti pas humbjes me Anglinë. Ndërsa ekipi rrinte në fushë, Gjimshiti u afrua poshtë tribunës duke komunikuar me tifozët.

Këta të fundit i shprehën shqetësimin e tyre dhe Gjimshiti u premtoi atyre që do të diskutonte këtë situatë me drejtuesit e FSHF. “Për ku po flisni për ndeshje në transferta apo për Shqipëri? Do flas tani!”, tha kapiteni i Kombëtares, para se të duartrokiste tifozët duke i falënderuar për mbështetjen në “ëembley” e të largohej me pjesën tjetër të ekipit.

ANGLI-SHQIPËRI 2-0

Shqipëria ka nisur me humbje kualifikueset për Botërorin 2026. 2-0 janë mundur djemtë kuqezinj përballë kombëtares së Anglisë. Në Wembley, Tre Luanët kanë kontrolluar plotësisht lojën.  Shqipëria u mundua t’i mbante sa më shumë ata larg portës. Por me gabimin e parë, prapavija u ndëshkua nga Lewis-Skelly në minutën e 20-të. Adoleshenti i cili debutonte sot me “Tre luanët”, shënoi dhe golin e parë me kombëtaren e tij.

Shqipëria tregoi përmirësim në pjesën e dytë. Veçanërisht kur në fushë hyri Broja që i dha një shtysë lojës së kuqezinjve. Por goli i Kane në minutën e 77-të. pas një tjetër gabimi në prapavijë, vulosi rezultatin dhe fitoren e anlgezëve. Fundi i ndeshjes nuk rezervoi surpriza. Kështu Tre Luanët pa shumë mund morën tre pikët që u duheshin.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

2 comments

Partizani, tre lojtarët e dëmtuar drejt riaftësimit 22/03/2025 - 19:36
[…] LEXO ME SHUME:Për në Shqipëri apo në transferta?/ Tifozët iu ankuan për biletat, Gjimshiti u premton: Do fla… […]
Kristjan Asllani pas ndeshjes me Anglinë: Largimi nga Inter... 22/03/2025 - 19:13
[…] LEXO ME SHUME:Për në Shqipëri apo në transferta?/ Tifozët iu ankuan për biletat, Gjimshiti u premton: Do fla… […]

Comments are closed

Add Comment