“Fulham ka bërë biznes shumë të mirë me Brojën”, Ferdinand përgëzon transferimin e shqiptarit: Bën mirë sa herë huazohet

Armando Broja është transferuar te Fulham në formën e huazimit. Sulmuesi shqiptar do të qendrojë për 6 muaj te ekipi londinez. Në lidhje me këtë transferim në orët e fundit të merkatos, ka folur ish-mbrojtësi i Manchester United, dhe njëkohësisht i Anglisë, Rio Ferdinand.

I pyetur nëse Broja është i duhuri për Fulhamin, Ferdinand tha për TNT Sports: “Ai mund të jetë. Ata nuk e kanë pasur Aleksandar Mitrovicin dhe nuk kanë mundur ta mbushin atë boshllëk.Sa herë që shkon në huazim, Broja, ka bërë mirë. Te Southampton ai ishte mirë dhe mendoj se ata do të donin ta merrnin përfundimisht. Fulham mendoj se ka bërë një biznes shumë të mirë me të.” Përfundoi Rio Ferdinand.

Broja shënoi dy gola në 19 ndeshje për Chelsean në gjysmën e parë të sezonit, kështu që shpresojmë që ai të mund të rizbulojë golat në Londrën Perëndimore.

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)