FSHF ka dhënë dritën jeshile, finalja e Kupës AEK-PAOK mund të përfundojë në… Elbasan

Finalja e Kupës së Greqisë nuk do të luhet në Tiranë pasi në datën 24 maj kur është caktuar edhe data, stadiumi i kryeqytetit shqiptar është rezervuar nga një tjetër eveniment grek, bëhet fjalë për këngëtarin Nikos Vertis. 

FSHF ka vendosur të pranojë organizimin e sfidës AEK-PAOK ndërsa federata greke gjithashtu pranoi ofertën për të kuajtur në “Elbasan Arena” në datën 24 maj edhe pse u mendua që ndeshja derbi Tirana-Partizani e programuar për t’u luajtur në datën 17 maj u tërhoq me 24 orë më herët për të pasur kohën e duhur në dispozicion në mënyrë që në datën 19 maj stadiumi “Arena Kombëtare” të ishte gati për ndeshjen e dytë më të rëndësishme të futbollit helen që nuk pranoi ta organizonte Nikozia në Qipro për shkak të trazirave që mund të shkaktojnë tifozët e dy prej skuadrave më të forta të Greqisë.

Mbështetësit e skuadrës bardhezi nga Seleniku dhe ata të AEK-ut dallohen për agresivitetin e tyre dhe organizimi i ndeshjes në Elbasan do të jetë një sipërmarrje e madhe, ndoshta më e rëndësishmja pas finales së Conference League.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)