Frikësohet Europa! Rusët marrin kontrollin e centralit bërthamor

Forcat ruse kanë marrë nën kontroll centralin bërthamor më të madh në Evropë, thanë zyrtarë të Ukrainës.Aksioni vjen disa orë pasi një zjarr shpërtheu në uzinën e Zaporizhzhia, qytet në juglindje të Ukrainës.Sipas autoriteteve zjarri është nën kontroll.

“Europa duhet të zgjohet tani, centralit më të madh bërthamor në Evropë iu vu zjarri, tanket ruse i vunë flakën njësive nukleare. Këto janë tanke të pajisura me imazhe termike, kështu që ata e dinë se ku po sulmojnë, ata po përgatiteshin për këtë aksion”, ka thënë presidenti ukrainas Zelensky.

Një zjarr ka shpërthyer disa orë më parë në këtë central – më i madhi në Evropë – pas sulmeve ruse.“Personeli operacional është duke vëzhguar situatën e njësiteve të energjisë”, ka thënë një autoritet lokal për mediat, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

Çfarë duhet të dini për këtë central bërthamor?

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia në Ukrainë është më i madhi në Evropë.

Ndodhet në jug të vendit, pranë lumit Dnieper dhe ka një kapacitet total prej pothuajse 6,000 megavat – ose mjaftueshëm për të furnizuar me energji elektrike rreth katër milionë shtëpi.

Ndërtimi i këtij centrali filloi në vitin 1979 kur Ukraina ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Janë gjashtë reaktorë të projektuar nga sovjetikët në vend, i fundit prej të cilëve u vu në punë në vitin 1995. Këta reaktorë kanë një jetëgjatësi nga 40 deri në 60 vjet.

Në kohë normale, Zaporizhzhia mund të prodhojë rreth 20% të të gjitha nevojave të Ukrainës për energji elektrike dhe gjysmën e energjisë së saj bërthamore.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!