Partizani zhvilloi ditën e djeshme një ndeshje miqësore me skuadrën e Strugës, takim që u fitua nga të kuqtë e Zoran Zekic. Demat triumfuan 1-0 ndaj ekipit të Shpëtim Duros.
Por në këtë sfida ra në sy mungesa e Arinaldo Rrapajt. Mësohet se mesfushori ka pësuar një dëmtim gjatë seancës stëritore dhe në këtë mënyrë nuk ka mundur do të jetë në fushën e lojës.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se lojtari ka dëmtuar gishtin e këmbës, në fakt thoin, duke e bërë që të jetë një dëmtim që do të marrë kohë për rikuperimin.
Gjithësesi nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi vlonjati pritet të jetë i gatshëm për sfidën e turit të parë me Baten në Champions League, takim që do të luhet më 11 korrik në orën 20:45 në “Air Albania”.