Frika nga mutacioni i Covid/ Flet shefi i BioNTech: Jam i bindur se…

Shefi i BioNTech ka thënë se është i bindur se vaksina e kompanisë së tij do të jetë efektive edhe kundër variantit të ri të koronavirusit që po qarkullon së fundmi në Angli e është identifikuar dhe në disa vende të tjera.

Megjithatë, Ugur Sahin tha se i duheshin më shumë teste para se të ishte plotësisht i sigurt për efikasitetin e ilaçit.

Medikamenti i krijuar nga Pfizer / BioNTech është vaksina e vetme e aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani.

Sipas Sky news, Sahin tha se kompania ka “besim shkencor” se vaksina do të jetë efektive, pasi forma e re e COVID-19 ndan 99% të proteinave me llojet e mëparshme.

Por ai nënvizoi dhe e pranoi se duhen ende më shumë kërkime në lidhje me mutacionin, i cili është i përhapur në Londër dhe juglindje të Anglisë.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…