Frika nga hakmarrja, merren në mbrojtje familjarët e Dan Hutrës

Pas vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave nga Dan Hutra, motra e këtij të fundit, kërkon mbrojtje policore. Burime për ABC News thanë se të premten, motra e Dan Hutrës dhe nipi i tij janë paraqitur në Polici për të bërë kallëzim jo për kërcënime konkrete, por të merren në mbrojtja nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme.

Sipas motrës dhe nipit të Hutrës, kjo për faktin se familjarë të Etleva Kurtit, që u vra nga 40-vjeçari Hutra, thanë për mediat se do të hakmerreshin. Burime nga Policia sqaruan se që prej së premtes në zonën e Saukut, pranë banesës ku jeton motra e Hutrës janë shtuar kontrollet dhe patrullat e Policisë. Po ashtu nipi dhe motra e 40-vjecarit kanë deklaruara në Polici se prej vitesh nuk komunikojmë me Hutrën dhe nuk asnjë marrëdhënie apo kontakt me të.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën