“Nuk kam shkopin magjik”, Moriero debutoi me humbje, italiani tregon çfarë do ndryshojë te Flamurtari: E di se ku duhet të ndërhyjë

Françesko Moriero

Françesko Moriero ka debutuar me një humbje në pankinën e Flamurtarit. Trajneri italian pa skuadrën e tij të mundej 1-0 nga Partizani dhe pas sfidës theksoi se nuk ishte e lehtë që të dilte ekipi nga situata ku gjendej.

“Çunat treguan dëshirë të madhe, sipas meje bëmë një pjesë të parë të mirë. Nuk ia dolëm të bënim tonën këtë ndeshje. E dija që kishte punë për të bërë. Vetëm puna, përkushtimi mund të na bëjë të dalim nga kjo situatë e vështirë.

Sipas meje në pjesën e dytë ramë pak fizikisht, duhet të besojmë më shumë te ajo që bëjmë. Unë jam i bindur që skuadra përbëhet nga duelet. Kur humb duelet ndaj një kundërshtari rrezikon të humbasësh ndeshjen siç ndodhi. Por jam shumë pozitiv, e di ku duhet të vendos duart dhe të punoj. Duhet vetëm impenjim gjatë javës dhe të jemi më preciz në situatat e lojës.

Duhet punuar, u mundova t’i jap forcë djemve. Të bënim disa lëvizje të paracaktuar. Le të themi që nuk kam shkopin magjik që në një javë të ndryshoj mentalitetin e ndryshoj çdo gjë. Është një situatë shumë e veçantë. Duhet të qëndrojmë të qetë, të punojmë, pa tension në kokë. Në futboll qëndron që të bësh pasime të gabuara, të gjithë mund të gabojnë. Duhet të besojmë më shumë te ajo që bëjmë.

Pashë që në minutën e 60 filloi të binte ekipi. Kur bëhen zëvendësimet, normalisht kërkohen zgjidhje të reja, mund të shkojë mirë apo keq. Kjo është puna ime dhe duhet të bëj zgjedhjet, një gjë është e sigurt, duhet të japim më shumë.

Trashi? Fola me të. Bëri një ndeshje të mirë. Kur del një lojtar, nuk do thotë gjithmonë që po luan keq, kërkova zgjidhje të reja dhe duhet të pranohen”, tha Moriero për RTSH pas ndeshjes.

Related posts

E BUJSHME! Dinamo përfundon te shtëpia e Partizanit, FSHF zbulon lëvizjen e fundit

“Turp, nuk e kuptova çfarë ndodhi”, Gvozdenovic ndihet i tradhëtuar: Pësuam gola të çuditshëm

“Një mik më dha informacione për strategjinë e Flamurtarit”, Kërnaja tregon çelësin e suksesit: Partizani nuk ka frikë asnjë kundërshtar