Francesco Moriero e nis me marsh të lartë aventurë te Flamurtari, fjalimi i parë: Do t’ia dalim së bashku

Francesko Moriero

Zbardhet fjalimi i parë i Francesko Moriero për para skuadrës. E ndërsa e mori Flamurtarin në një situatë aspak të mirë, ku vlonjatët janë në vendin e fundit, trajneri italian ka ardhur në Vlorë për të bërë “mrekullinë”.

Në fakt këtë gjë e ka bërë të ditur përpara skuadrës edhe vetë Moriero. Ai u ka thënë lojtarëve se është njeriu i sfidave dhe se e pranoi ofertën e drejtuesve të klubit me mjaft kënaqësi. “E kam pranuar me shumë dëshirë dhe kënaqësi ftesën e drejtuesve të klubit. Falënderoj presidentin për ofertën dhe për besimin që tregoi tek unë për të me rikthyer përsëri në Shqipëri.

Mua më pëlqejnë sfidat dhe kam ardhur këtu për të ndihmuar skuadrën për të kapërcyer këtë situatë të vështirë. Kam bindjen se së bashku do të bëjmë maksimumin tonë për t’i rikthyer këtij klubi dhe tifozëve buzëqeshjen. Jemi ende në fjalët e para dhe kemi kohë për rikuperuar. Unë e di që Flamurtari ka objektiva të mëdha. Të gjithë bashkë do të mund që t´ia dalim. Unë kërkoj nga ju që të më ndiqni dhe të bëjmë të gjithë bashkë maksimumin”, mësohet se është shprehur trajneri Francesko Moriero përpara lojtarëve.

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)