“Normal që jam i shqetësuar”, situata po i rrëshket nga duart, Moriero pranon: Kemi shumë probleme

Francesko Moriero

Trajneri i Flamurtarit, Francesko Moriero, deklaroi pas humbjes ndaj Partizanit se ekipi meritonte më shumë.

“I shqetësuar është normale të jem, sepse po nuk ia dole të fitosh ndeshje të tilla, është normale të jesh i tillë. Por jemi gjallë, ekipi është i gjallë, klasifikimi është i ngjeshur dhe duhet të ecim para dhe të punojmë.

 

Zbritëm në fushë për të fituar, kishim 4-5 raste në 10 minutat e para. Të bujshme. Por siç ndodh shpesh, me gabimin e parë pësojmë gol. Skuadra reagoi, ishte në fushë, e përqendruar, lojtarët ishin të aftë të barazonin, krijuam raste të tjera. Pastaj episodi i penalltisë na preu këmbët.

Mendoj se sot Flamurtari bëri një ndeshje të rëndësishme. Luanin gjithmonë më top të gjatë, ishte pastaj momenti i penalltisë që mund të ishte qartësisht i shmangshëm. Pastaj janë episode që ndodhin gjatë ndeshjes, por skuadra ishte vendosur mirë, kemi sulmuar, kemi mbrojtur, luanim një kundër një. Rezultati sipas meje nuk pasqyron ecurinë e ndeshjes, por në fund kemi humbur.

Mos gabohem aksioni i golit të tyre ishte nga një top i gjatë i yni, ku humbëm topin në ajër. Ishte topi ynë, ishte një nisje e tyre por mbrojtja ishte në barazi numerike. Kishim kaluar shumë lart, duhej të administronim më mirë topin. Normale duhet punuar, por janë episode që ndodhin gjatë ndeshjes. Skuadra ishte në fushë, është 100%, na nevojiten rezultatet. Ekipi ka bërë atë që i kërkoi trajneri, pastaj është normale që lojtari kur ka topin në këmbë, duhet të bëjë diferencën. Por nuk mund të qortoj asgjë ndaj skuadrës.

Deklarata e javës së kaluar? Kemi probleme te tjera, nuk dua të merrem me këtë çështje”, tha Francesko Moriero për RTSH pa sfidës.

Related posts

“Futbollistët lanë zemrën në fushë”, Nuhiu pas ndeshjes: Më vjen keq për episodin e ndodhur

Tirana jep shpresë në Durrës, por ndihet e vjedhur; arbitri Barjamaj i jep një dorë Teutës (video)

“Kam ulur kokën dhe kam punuar”, Xhuljano Skuka flet pas golit të fitores dhe i jep mesazhin e qartë trajnerit Kërnaja: Unë jam gati!