Franca po humbiste në pjesën e parë, publikohet shpërthimi i Deschamp në dhomat e zhveshjes: Ata po luajnë këtë ku*vë finale

Finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës ishte një nga më emocionueset e këtij kompeticioni për mënyrën se si rrodhën ngjarjet dhe ku në fund Argjentina fitoi vetëm falë penalltive. Meritë e transformimit të ndeshjes ishte një zgjim i vonuar Francës e cila nuk po bënte asgjë në pjesën e parë të duelit.

Dhe ndoshta për këtë zgjim ka shërbyer fjalimi motivues që mbajtën në pushimin e sfidës Kylian Mbappe dhe Didier Deschamp. Sulmuesi, i cili do të bëhej protagonist absolut me tre golat e tij në vazhdimin e ndeshjes, doli para skuadrës dhe bëri thirrje për reagim, siç tregon një dokumentar i TF1 që do të publikohet sot. “Po luajmë ndeshjen e jetës tonë”, u tha ai futbollistëve të tjerë.

Ndërkohë, një pjesë e fjalimit të Deschamp është publikuar edhe me video dhe tregon shpërthimin e teknikut të ”gjelave”. “Djem, po ua them këtë pa u inatosur. A e dini ndryshimin me ata me të cilët përballemi? Që ta luajnë këtë ku*vë finale të Kupës së Botës, ndërsa ne nuk po e luajmë”, tha me një shpërthim nervash Deshamp i cili qëlloi me pëllëmbë tavolinën në ato momente.

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi