“Turpi i radhës”, ish-kapiteni i Flamurtarit shpërthen pas humbjes dhe zëvendësimit të Trashit (FOTO)

Franc Veliu

Franc Veliu nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin e Lorenc Trashit dje, ndërsa Flamurtari ndodhej në disavantazh 0 me 1 ndaj Partizanit. Ishte pikërisht autogoli i Trashit, që i dha avantazhin “demave”.

“Turp i radhës, ndërrimi i Trashit”, shkruan Franc Veliu që nuk është pajtuar aspak me vendimin e trajnerit Françesko Moriero. Ky i fundit u rikthye në Superiore me humbje, pasi edicionin e kaluar kontribuonte te Laçi.

Flamurtari e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin. Pas shtatë javësh të luajtura, numëron vetëm 2 pikë dhe mbyll renditjen e përgjithshme.

Oltijon Kërnaja foli pas ndeshjes që Partizani fitoi në Vlorë ndaj Flamurtarit. Të kuqve u mjaftoi autogoli i Lorenc Trashit për t’u rikthyer te fitorja, pikërisht në javën e shtatë.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe