FOTO+VIDEO/ Franca në “flakët” e terrorizmit, 4 të vrarë, gruas i pritet koka në kishë në Nicë, një agresor vritet nga Policia në Avignon, sulm edhe në Arabinë Saudite, roja masakrohet nga një person

Tre sulme terroriste. Masakrohen tre persona në Katedralen e Nicës. Një burrë dhe dy gra gjetën vdekjen teksa një person me një thikë hyri brenda kishës dhe nisi të qëllonte me radhë të pranishmit, duke lënë edhe disa të plagosur. Dy orë më vonë, në Avignon, një person tenton të sulmojë policinë dhe kalimtarët. Situata, e njëjtë edhe në Arabinë Saudite. Roja vritet me thikë nga një person, që tashmë u arrestua.

Franca është goditur nga tri sulme terroriste këtë të enjte, në një valë agresioni e nisur disa javë më parë dhe që ende nuk po shuhet. Sulmi i parë ndodhi në Nice, ndërsa disa orë më pas në Avingon, ku një person u qëllua për vdekje nga Policia, ndërsa sulmi i tretë ka ndodhur në Konsullatën Franceze në Arabinë Saudite, ku roja i konsullatës është masakruar me thikë.

Sulmi i parë ndodhi në orën 09:00 në bazilikën Nodre Dame në Nice, që është edhe kisha më e madhe katolike e vendit, ku një person me një thikë, iu turr turmës që ndodhej brenda Kishës. Ai vrau tre persona, një burrë dhe dy gra, njërës prej tyre i preu kokën në shenjë të aktit makabër. Menjëherë pas sulmit ai u ndalua nga Policia, dhe u arrestua, ndërsa presidenti Emmanuel Macron u nis menjëherë drejt Nice, për të takuar kryeministrin Jean Castex dhe hetuesit.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Christian Estrosi, ka bërë njբ deklaratë në Twitter: ‘Unë jam me policinë që arrestoi autorin e sulmit. Unë konfirmoj se gjithçka sugjeron një sulm terrorist në Bazilikën e Notre-Dame de Nice.’

Sulmi i dytë ndodhi rreth dy orë më pas në qytetin e Avignon, rreth 120 milje më larg, ku Policia Franceze qëlloi për vdekje një person, i cili tentoi të vriste policët dhe kalimtarët me një thikë teksa bërtiste “Allahu Akbar”. Policët e ekzekutuan menjëherë personin, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Ndërsa sulmi i tretë ndodhi në Arabinë Saudite ku roja i konsullatës franceze u masakrua me thikë, disa orë pas sulmit të ngjashëm me atë të ndodhur në katedralen e Nicës. Agresori u arrestua, pasi ka goditur me thikë rojen në Jeddah.

Por pse është Franca sot në flakë?

Në vend ka nisur një tërbim kundër presidentit Emmanuel Macron, pasi ky i fundit mbrojti karikaturat satirike me objekt profetin Muhamed, të cilat u nxorrën në një klasë nga një mësues, të cilit më vonë iu pre koka nga një nga nxënësit e tij, 18 vjeç. Karikaturat e Profetit Muhamed u vendosën nga Macron në të gjitha ndërtesat qeveritare, bashkë me karikaturat e Jezu Krishtit dhe figurave të religjioneve të tjera. Deklaratat e presidentit francez se “islami është në krizë dhe duhet të reformohet”, sakaq kanë sjellë një tjëtër përplasje të fortë. Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, tha se Macron duhet të kurohet pasi është i ‘çmendur’. Kaq mjaftoi që “Charlie Hebdo” të realizonte karikaturat ku në fokus ishte Erdogan, teksa kryente veprime të turpshme me një grua myslimane. Sot, Franca është në “flakë”.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

U vra nga i dashuri Filipinez, qindra studentë të Universitetit “La Sapienza” homazhe për Ilaria Sulën

Shkaktuar nga shembja e një Ajsbergu/ Ja vendi më i IZOLUAR në botë!