Fotot me të u fshinë nga “Instagram”-i i Bardhit/ Sara Gjordeni sqaron të vërtetën se çfarë ka ndodhur

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka dhënë intervista të ndryshme pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Së fundmi, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo ka komentuar edhe fshirjen e fotove të saj dhe të Bardhit nga “Instagram”-i i këtij të fundit.

Sara u shpreh se ka kontaktuar me menaxherin dhe se nuk ka hatërmbetje mes tyre. Ndër të tjera ajo shtoi se kur këngëtari i njohur të përfundojë rrugëtimin në shtëpinë e BB VIP 3, mund t’a marrë vendimin vetë nëse do t’i rikthejë.

“Kam kontaktuar me menaxherin e Bardhit, janë thjesht të neutralizuar. Nuk ka hatërmbetje. Thjesht kanë lënë gjërat në dorën tonë, jo në të menaxherit. Arsyeja që janë fshirë ka qenë për shkak të debateve dhe luhatjeve që kam pasur me Bardhin, ata kanë vendosur që ti fshijnë dhe kur të dalë Bardhi do ti vendosë vetë”, tha Sara.

Ish-banorja foli edhe për marrëdhënien me të tjerët, teksa u shpreh se Egla e ka dashur më shumë në atë shtëpi.

“Egla më ka dashur në shtëpi, jam nga të paktat që nuk jam ofenduar nga Egla. Ajo më ka dashur por kurrë se ka shprehur hapur. Për shembull marrim rastin që kur ishte zinxhiri i shpëtimeve, Egla shpëtonte Bardhin që më pas ai të më shpëtonte mua”, u shpreh Sarah Gjordeni.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)