Fotot/ Digjen dy makina në parkim në Vlorë në pronësi të dy vajzave

Dy makina kanë marrë flakë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

Automjeti tip Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti tip Volkswagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht. Ende nuk dihen shkaqet,  ndërsa sipas policisë  ngjarja mendohet të jetë aksidentale.

Gazetari i Top Channel ka siguruar fotot e makinave të djegura, ku makina tip Volkswagen është shkrumbuar e gjitha siç shikohet nga pamjet, ndërsa makina tjetër pjesërisht. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz por vetëm materiale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, kanë marrë flakë në parkim 2 automjete, ku si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volkswagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Burimi: TCH

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….