Fotografia e një femre në “FB” u bë shkak i sherrit, i riu tentoi të vriste veten në shtëpinë e bashkëshortes/ Ja çfarë thotë avokati

Në 20 shtator te vitit 2020, 31-vjeçari Elton Meta tentoi vetëvrasje me kallashnikov në oborrin e shtëpisë së gruas.

Gruaja e tij kishte një javë që qëndronte te prindërit së bashku me vajzën 1 vjeçe dhe shkak për këtë ishte bërë thonë prindërit e Eltonit, një foto e një femre që ajo kishte parë në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai kërcënoi vetëvrasjen për 5 orë, derisa u dorëzua pas negociatave me specialistët e RENEA-s.

Avokati i 31 vjeçarit akuzon prokurorinë se nuk ka kryer hetimin e çështjes sipas ligjit dhe e ka dërguar Eltonin në burgun e Zaharisë, në Krujë pa të drejtë.

Prindërit e Eltonit dyshojnë se në çështje ka ndërhyrë babai i nuses, pasi nuk do që Eltoni të shohë vajzën e tij.

Sipas avokatit të djalit, asnjë psikolog nuk ka shkuar te Eltoni edhe pse ligji e parashikon në raste të tilla.

“Para 10 ditësh del që prokurori e ka nxjerrë të çmendur, e ka çuar prokurori në spitalin e burgut të Tiranës dhe e kishin vizituar. Ata kanë thënë që ka nevojë për kurim. Por pse e bëri prokurori këtë gjë? Duhet të kalonte etapa e psikologut para se të shkonte te mjeku psikiatër. Lë shumë pikëpyetje ky veprim i psikologut! Eltoni dyshon se është ndërhyrja e vjehrrit.”- shton avokati.

Gjithashtu, prindërit thonë se kanë kërkuar të thirren ne prokurori por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Burimi: Top Channel

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën