FOTO/ Sot 900 të infektuar! Etilda Gjonaj në njësinë 7 shkel “me dy këmbë” rregullat anti-Covid, pa maska dhe më shumë se 10 persona

Sot janë shënuar më shumë se 900 raste të reja me COVID-19, brenda jo më shumë se 24 orëve. Por pandemia duket se nuk është më në fokusin e socialistëve, të cilët janë fokusuar tek fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Po ashtu, jo më larg se sot, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar takim me qytetarët në njësinë nr. 7 në Tiranë. “Jemi gjithmonë pranë dhe pjesë e shqetësimeve tuaja,”-shkruan ministrja, por mesa duket nuk e ka fjalën për pandeminë e koronavirusit. As ministrja dhe as “të besuarit” e saj nuk mbajnë maska, pavarësisht se janë me detyrim, duke mos i respektuar kështu e para rregullat e qeverisë në të cilën bën pjesë.

Në një kohë kur qindra qytetarë gjobiten çdo ditë për shkak se nuk e mbajnë maskën, apo se kalojnë numrin e personave të lejuar për t’u grumbulluar, pse duhet të diferencohet ministrja? Qartësisht në foto janë më shumë se 10 persona që nuk respektojnë as distancën sociale, pse ku diferencim nga ana e autoriteteve?

Related posts

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024