FOTO/ Përjashtohen 5 deputetë nga Kuvendi, mes tyre edhe Berisha, zbulohet arsyeja!

Këshilli i Etikës ka marrë vendimin të përjashtojë për 10 ditë deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka. Anëtarët e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën shqyrtuan kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për masë disiplinore të pesë deputetëve.

Kërkesa mori tre vota pro dhe dy kundër. Deputetët socialistë që kërkuan përjashtimin janë: Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Denis Deliu, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Mimi Kodheli dhe Gerta Duraku.

Kjo pas kaosit të krijuar të enjten në seancën plenare, ku opozita bllokoi foltoren dhe projektligjet u miratuan me shpejtësi nga mazhorannca në mes të zhurmës, së bërtiturave dhe goditjes së tavolinave. Seanca degradoi pasi opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm për të dhënë llogari për akuzat ndaj tij për lidhjet me ish zyrtarin e arrestuar të FBI-së.

Related posts

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024