FOTO/ Dje humbi të atin, familja e Lulzim Bashës hap dyert e mortit

Familja e kryedemokratit Lulzim Basha ka hapur sot dyert e mortit një ditë pasi humbën kryefamiljarin Xhelal Basha. Në orën 10.00 tek Alba funeral pranë Medresesë, familja Basha është mbledhur dhe pret vizitat e ngushëllimit.Në foton nga ambienti ku bëhet pritja e ngushëllimeve shihet që qëndron një kornizë me imazhin e të ndjerit, rrethuar me lule të bardha.

Xhelal Basha do të prehet në varrezat e Tufinës. Varrimi do të bëhet të marten, nesër në orën 11.00.

Babai i kreut të Partisë Demokratike mbylli sytë në moshën 85-vjeçare, në shtëpinë e tij. Xhelal Basha kishte qëndruar për muaj me radhë në spital, duke shpresuar se do ta mposhtte sëmundjen e rëndë të tumorit, e cila fatkeqësisht dje i mori jetën.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….