FOTO/ Deputetët e opozitës festojnë ‘fitoren e parë’/ Pas marrëveshjes me Ramën, marrin malet me birra e mish të pjekur

Ylli Shehu, Myslim Murrizi, Korab Lita dhe Halit Valteri janë disa nga ligjvënësit shqiptar që shikoni në fotot e mëposhtme, ndërsa pas arritjes së marrëveshjes së 5 Qershorit dhe rrjedhjes së votave me ose pa vullnet, por edhe si të kompromentuar apo të shitur siç është aluduar jo pak edhe mes njëri-tjetrit nga grupet parlamentare, kanë marrë malet.

Kjo vjen në një kohë kur janë arritur votat të paktën nga sa është deklaruar publikisht për votimin e reformës zgjedhore, produkt i marrëveshjes së 5 Qershorit në Këshillin Politik.

Deputetët iu kanë hipur “Xhipave”, dhe janë nisur për në mal, e me vete kanë marrë edhe ushqim e pijë, ndërsa bëjnë foto diku të shtrirë në barin e njomë, diku me pamje nga mali e diku rreth tryezës së improvizuar në natyrë.

Deputetët duken të relaksuar dhe mjaft komod me freskinë e alpeve shqiptare, ndërkohë që diçka që mbase ua prish ‘imazhin’ është distancimi social.

Deputetët e sipër cituar kanë shpallur disa ditë më parë edhe ‘fitoren e parë’ si opozitë parlamentare pasi kanë ‘bindur’ kryeministrin Edi Rama se 80% e shqiptarëve duan lista të hapura, e për të bërë këtë ‘ëndërr’ të shqiptarëve realitet, kreu i qeverisë ka shprehur gatishmërinë për t’i kujtuar kreut të opozitës se ‘mjaft i ka dhënë atij’.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025