Formula 1/ Moti i keq përmbyt pistën e Miamit, rrezikohet të zhvillohet gara

Miami është përfshirë nga përmbytje të mëdha si pasojë e shirave të dendur që kanë rënë së fundmi në këtë shtet. Kjo mund të pengojë zhvillimin normal të Formula 1, ku pritet që më 7 maj të mbahet Çmimi i Madh i SHBA-së. Moti i keq, ditët e fundit, në Florida ka përmbytur mjaft zona, përfshi edhe ato të Miamit, pikërisht aty ku pas një muaji do të zhvillohet gara.

Qarkullimi në këtë zonë është bërë i pamundur, teksa shumë rrugë janë mbyllur për të evituar probleme. Disa nga rrugët e mbyllura në zonën e stadiumit të famshëm janë ato ku do të kalojnë makinat e garës apo pranë pistës, ndaj situata nuk duket aspak e mirë.

Sipas mediave lokale, situata duket problematike pasi u bënë disa ditë radhazi që shiu bie me intensitet. Kjo ka penguar inxhinierët dhe punonjësit që të nisin përgatitjet e parashikuara për të bërë gati pistën qytetase. Një emergjencë që vjen më pak se një muaj para garës, ndërkohë që ka ende shumë punë për të bërë.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Tirana ndez merkaton, eksperiencë kampioni zbarkon në kryeqytet

FSHF bën lëmsh kalendarin, ndeshja tjetër e Superiores vendoset në orarin e derbit

Çmime “miks” nga tribuna në tribunë, Partizani publikon çmimet e biletave për derbin