“Format porno”/ Regjisori i njohur shpërthen keq ndaj Big Brother VIP: Shqetësim social, kulturor

Regjisori Hervin Çuli ka folur lidhur me formatin “Big Brother” si dhe për pjesëmarrjen e disa aktorëve dhe muzikantëve, të cilët ai i njeh prej vitesh.

Çuli shprehu revoltën e tij duke thënë, që këta personazhe, duket sikur kanë rënë pre e “injorancës që i rrethon”, por më tej shprehet se formati duhet t’i japë mundësi këtyre figura që të shfaqin veten dhe të paraqesin vlera edukative për publikun.

Duke sqaruar një postim në rrjetet sociale, ku kishte kritikuar formatin, Çuli tha në intervistën me gazetaren Ola Bruko: “Nuk besoj që debati për erosin, publiku edukohet. Ka personazhe aty brenda si Mustafaraj që i bie disa veglave muzikore, këndon shumë bukur përveç aktrimit. Ti mund të fusësh një kitarë aty brenda. Formatet e këtij lloji nuk mund të shkojë te një format porno televizion.”

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën