Formacioni ndaj Astana-s! Partizani humbet pjesët, ja si mund të rreshtohet skuadra në Kazakistan (FOTO)

Partizani është vetëm dy ndeshje larg historisë. Ditën e enjte, duke filluar nga ora 16:00, kampionët e Shqipërisë do të luajnë ndeshjen e parë të Play-Offit të Conference League. Ekipi drejtuar nga Zoran Zekic do të përballet me Astanan në Kazakistan. Një transfertë e vështirë, por jo e pamundur. Problemet kryesore për Partizanin mbeten në sulm. Për shkak dëmtimi do të mungojnë sulmuesit Christian Mba dhe Alfred Mensah.

Aryset disiplinore përjashtojnë nga ndeshja brazilianin Victor Da Silva. Të tre mungesa të ditura dhe që nuk e kanë kapur të papërgatitur Zekic. Do të jenë të  padisponueshëm edhe mbrojtësit si Saliu Sembene dhe David Atanaskovski. Sa i përket formacionit, dilema do të ketë deri në fund. Zekic  nuk do të ndryshojë Qirkon në portë, ndërsa në mbrojtje do të ketë ndryshime me Hadroj që do të luajë në të majtë dhe Zekolli të pozicionohet në të djathtë, duke mbuluar kështu mungesën e Atanaskoskit.

Mesfusha ka Mehmetin e Rrapajn të palëvizshëm, ndërsa Magett ka performuar shumë më mirë se Murataj në ndeshjet e fundit. Për sulmin, Cara është i sigurtë, i mbështetur nga Taipi, ndërsa Grezda duhet ta luajë vendin e tij me Kekon, për të zëvendësuar Christian Mba.

Related posts

Roberto Bordin në vështirësi për formacionin, dy lojtarë mungojnë ndaj Tiranës; një është në dyshim (EMRAT)

Gvozdenovic përgatitet për sfidën ndaj Dinamos: Skënderbeu del nga kriza, është momenti për fitore

Mbrojtja me probleme, por Ilir Daja e ka gati formacionin fitues kundër Skënderbeut