Forma e mirë me Kombëtaren, “sirena” spanjolle për Jasir Asanin; zbulohet klubi i La Liga-s

Jasir Asani ka qenë padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm për Kombëtaren në kualifikim që kuqezinjtë arritën në Euro 2024. 28-vjeçari ishte basti i fituar i Silvinjos, me shkupjanin që e nisi aventurën kuqezi në Varshavë përballë Polonisë.

Asani gjithashtu është një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin e tij në Korenë e Jugut, Gwangju. Por performancat e tij duket se do i japin fund aventurën së shkupjanit me këta të fundit.

Sipas “SuperSport” e ardhmja e Asanit pritet të jetë La Liga. Las Palmas është ekipi që e kërkon me ngulm Jasir Asanin. Në krahun tjetër, ekipi korean i Gwangju, pretendon të fitojë rreth 1 milionë euro nga shitja e shqiptarit, me ekipin spanjoll që nuk pritet të krijojë probleme përsa i përket çmimit.

Por spanjollët nuk janë të vetmit që duan Asanin në skuadër. Oferta për shqiptarin ka dhe nga Gjermania dhe Arabia Saudite. Por pritet që Asani të bashkohet me Myrto Uzunin në kampionatin spanjoll.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)