Forma e mirë dhe ofertat që nuk i mungojnë, Muçi ia bën të qartë Legia-s: Nuk e di nëse e mbyll sezonin këtu

Me paraqitjen përballë Aston Vilës, Ernest Muçi u ka treguar se të gjithë ata që e kritikuan për transefrimin në Poloni e kishin gabim. Sot talenti 22-vjeçar i Tiranës ka mundur që të kthehet një pjesë e rëndësishme e klubit të Legias të Varshavës duke bindur me lojë dhe gola.

Ashtu siç ndodh shpesh në të tilla situata emri i Muçit po lakohet shumë në mediet polake, të cilat flasin për një transferim të tij që në janar. Një ide kjo, e cila nuk tremb edhe lojtarin.

“Nuk e di çfarë do të bëhet me të ardhmen time. Mendoj vetëm për atë që ndodh në fushë pasi për merkaton kam besim të plotë te drejtori sportiv”, tha Muçi.

Mes të tjerash Muçi tregoi diçka më shumë edhe për atë që u intereson më shumë tifozëve, të cilët janë kuriozë për “sekretin” që fshihet pas shpërthimit të Muçit.

“Zhozue më ka ndihmuar tej mase. Ka shumë rëndësi fakti që të kesh një mik prej të cilit mund të mësosh kaq shumë. Ai më ka mbajtur afër dhe e di se mund të bëj edhe më shumë. Kam mësuar shumë prej tij dhe bashkëpunimi ynë në fushë është thjesht magjik”, tregon Muçi.

Në fund 22-vjeçarin e pyesin se kush e ka mësuar të jetë aq i shpejtë në fushë. “Jam stërvitur shumë, por gjithashtu mendoj se është diçka e lindur. Jam i gëzuar që shfaq aftësitë e mia në fushë në sytë e kaq shumë tifozëve”, tha Muçi.

Këtë sezon ai në 15 ndeshje të luajtura ka shënuar 7 gola duke bërë për vete edhe trajnerin Kosta Runajiç. “Mund të luaj si sulmues qëndre, si numër dhjeç, si sulmues krahu dhe si sulmues i fshehur”, tha Muçi.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)