Forma e dobët në dy javë kampionat, klubi i Superiores shkarkon trajnerin

Janë zhvilluar vetëm dy javët e para të “Abissnet Superiore” dhe tashmë janë larguar dy trajnerët e parë të këtij sezoni.

Rraman Hallaçi nuk do të jetë më trajner i Kukësit në javët në vazhdim. Trajneri kuksian është shkarkuar nga detyra e tij pas dy humbjeve në dy javët e para të kampionatit. Verilindorët u mposhtën 3-1 nga Vllaznia dhe 4-0 nga Egnatia.

“Faleminderit

Klubi i Kukesit njofton nderprerjen e bashkpunimit me trajnerin Rraman Hallacin!

Shkak behen rezultatet e dobeta dy ndeshjet e para te kampionatit duke bere qe ekipi te pozicionohet ne vendin e fundit!

Klubi i uron suksese ne karrieren e tij edhe e falenderon per kontributin e dhene!”, ka shrkuar klubi.

Kujtojmë se pas javës së parë edhe Laçi shkarkoi Stavri Nicën, teksa tashmë Hallaci bëhet trajneri i dytë që shkarkohet për këtë sezon.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)