“Forca Luiz të duam”/ Si e mbështetën fansat jashtë spitalit këngëtarin kur doli nga Big Brother (video)

Historia e Luiz Ejllit po merr përmasa të mëdha edhe jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Pavarësisht se ai tregoi një histori sëmundje që nuk ishte e tij, në vetë të parë, Luizi vijon të mbështetet nga ndjekësit e shumtë të programit të cilët janë të bindur se pas fjalëve të këngëtarit ka akoma të vërteta për t’u zbuluar.

Mbrëmjen e djeshme teksa ka mbërritur në spital për të kryer analizat, Luizi është pritur nga një grup fansash të cilët kanë kuptuar që ai po dilte nga shtëpia e Big Brother Vip pasi çdo gjë u bë në transmetim Live.

Ata dëgjohen teksa thërrasin me zë të lartë:“Forca Luiz të duam”.

Produksioni i “Big Brother Vip” mbrëmjen e djeshme bëri diçka që shumë do e ëndërronin. Nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.

Luiz Ejlli pasi rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë, produksioni i “mëshirshëm” i dha mundësinë të kryente të gjitha ekzaminimet gjatë “prime-it”. Ai u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën krejt kundër dhe produksioni i “BBV” si gjithmonë ia doli me të tijën.

Pas përfundimit të “shfaqjes” Luizi gjatë gjithë bisedave me banorët që i janë afruar për ta pyetur apo edhe kërkuar sqarim është treguar shumë i ngurtë dhe jo vetvetja. Madje ai në një bashkëbisedim me Tean, i kërkoi mos ta pyeste më shumë se po foli do i dilnin probleme kur të dilte jashtë. Aq sa mund të përfundonte edhe në pranga.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025