Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka vijuar me denoncimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me 137 fluturimet me charter, të zbuluara nga hakerat iranianë.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili ka renditur 21 pyetje, se ku SPAK duhet të hetojë për këtë skandal.
Ndër të tjera, Vasili pyet dhe “cili ka qene shkaku zyrtar qe Rama e ka përdorur charterin edhe për të shkuar në Kosovë për kafe kur mund të përdorte fare mirë rrugët tokësore, duke kursyer mijëra euro? Rama e ka përdorur charterin “Ismail” edhe për të shoqëruar nga Brukseli në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Në këtë rast, kush i ka paguar kostot e fluturimit në Shkup?”
DEKLARATA E PLOTE E VASILIT
21 Pyetjet asgjesuese, ku SPAK duhet te hetoje per skandalin e 137 çarterave te Edi Rames!!
1 Ne ç’menyre avioni charter “TC-ANA, Airbus A319-100 ACJ”, me konfigurim VIP, u bë pjesë e qeverisë shqiptare në shkur të vitit 2020 pasi nga prilli i vitit 2005 ai ka qenë pjesë e qeverisë turke?
2 Cili eshte dokumentacioni se si kaloi ky avion në përdorim të kryeministrit është thelbësor për hetimin?
3 A është dhuratë e qeverisë së Rexhep Taip Erdogan dhe nëse i është falur cila ka qenë procedura?
4 Nëse është blerë, a është blerë nga qeveria shqiptare apo nga “Air Albania”?
5 Nëse është pjesë e flotës së “Air Albania”, cila është kontrata që ka qeveria shqiptare apo institucionet në vartësi të saj dhe me kompaninë ku ajo është aksionere?
6 Cilat jane faturat mes qeverisë shqiptare apo Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe kompanisë “Air Albania” për çdo fluturim, që ka kryer charteri “Ismail” për llogari të kryeministrit shqiptar?
7 Perse bilancet e kompanisë nuk jane dorezuar dhe perse nuk hetohen arsyet se përse ato nuk jane publikuar ato në QKB?
8 Duhen hetuar edhe përse “Air Albania” nuk i ka deklaruar ende pronarët përfitues, në shkelje të ligjit.
9 Perse nuk publikohen të dhënat për destiancionet e këtij avioni dhe të personave, që kanë udhëtuar në prenotimet e charterit “Ismail” nga kryeministri Rama?
10 Sa jane taksat aeroportuale, ne se jane paguar ndaj kompanisë koncesionare “Kastrati Group” të aeroportit Nënë Tereza, në Rinas për avionin charter “Ismail”?
11 Sa jane faturat e tjera për shërbimet dhe serviset e këtij avioni në aeroporte të tjera jashtë vendit?
12 Çfarë udhëtimesh janë paguar nga fondi i kryeministrisë dhe a janë përfshirë në këtë fond udhëtimet me charterin “Ismail”?
13 Cili eshte akti zyrtar qe percakton nevojen specifike te përdorimit të këtij avioni çarter?
14 Cili ka qene shkaku zyrtar qe Rama e ka përdorur charterin edhe për të shkuar në Kosovë për kafe kur mund të përdorte fare mirë rrugët tokësore, duke kursyer mijëra euro?
15 Rama e ka përdorur charterin “Ismail” edhe për të shoqëruar nga Brukseli në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Në këtë rast, kush i ka paguar kostot e fluturimit në Shkup?
16 Cilat jane fluturimet e tjera, që ka bërë Rama jashtë Rinasit nga Brukseli në Hagë, Londër etj, të cilat nuk regjistrohen në TIMS-in tonë?
17 Nëse ai i ka marrë fluturime me klering nga kompania “Air Albania” do të duhet të japë një sërë shpjegimesh?
18 A ka ai apo qeveria një kontratë me “Air Albania” për t’i bërë promocione?
19 Nëse ka, në ç’mënyrë e kanë promovuar qeveria dhe kryeministri një kompani private?
20 A i lejohet një kryeministri të marrë pagesa për promocione të kompanive private?
21 Si eshte e mundur që kryeministri qënka i punësuar edhe privatisht nëpërmjet kompanive të marketingut, përderisa ai është zgjedhur për të ushtruar një detyrë specifike në majë të ekzekutivit?
P.S.Fotot konfirmojne Avionin VIP Ismail, qe ka qene prone e qeverise turke.