Florian Marku me video mesazh për kundërshtarin e tij: Do të shohësh “bomba” duke ardhur në kokën tënde

Florian Marku i ka dërguar një mesazh kundërshtarit të radhës, Jorick Luisetto, me të cilin takohet këtë muaj.

Boksieri shqiptar e ka paralajmëruar rivalin e tij se nuk ka parë deri më tani në karrierën e tij një boksier si ai dhe se do të përballet me grushte të forta.

“Përshëndetje Jorick Luisetto, kam një mesazh për ju. Duhet të jeni të frikësuar”, janë fjalët e para të Markut në videomesazh.

“Do ta shohësh më 20 nëntor çfarë luftëtari unë jam. Do të shohësh ‘bomba’ duke ardhur në kokën tuaj. Do të shohësh një ‘kafshë’ më ndryshe”.

“Je përballur me shumë kundërshtar në karrierën tuaj, por asnjë sikurse unë. Do ta shohësh”, përfundon mesazhi i tij.

On November 20th, you will see a different animal. Jorick Luisetto, be afraid. 💪 #FlorianMarku #Marku #Albania #Boxing @sjamboxing #ForYou #FYP

♬ original sound – Florian Marku

@florianmarku On November 20th, you will see a different animal. Jorick Luisetto, be afraid. 💪 #FlorianMarku #Marku #Albania #Boxing @sjamboxing #ForYou #FYP ♬ original sound – Florian Marku

Më 20 nëntor, kampioni i IBF do të ketë punë me Jorick Luisetto, një përballje që është e vështirë për boksierin tonë.

Ky duel i zjarrtë do të zhvillohet në “SSE Arena” në Wembley, derisa shpresojmë që Marku të mbrojë titullin e tij.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…