Florian Marku: I kam mundur të gjithë në Greqi, Connor Ben më ka frikë

Florian Marku vijon të tregojë se mbetet një “luftëtar” i madh në ring. Boksieri shqiptar mposhti Rylan Charlton pak çaste më parë, me boksierin britanik që u mund me KO teknik pas hedhjes së peshqirit nga stafi i tij.Boksi është jeta e Markut, i cili foli pas fitores së tetë në nënte ndeshje në boks (8 fitore dhe 1 barazim). “Nuk ishte një duel i lodhshëm, por kundërshtari ishte shumë i fortë. Pak boksier të pamposhtur rrezikojnë rekordin e tyre me duele të vështira.Së pari falënderoj promotorin Eddie Hearn, i cili më dha mundësinë të jem këtu e të realizoj ëndrrat e mia. Faleminderit shumë Eddie. Është e vërtetë që unë jam një kikboksier, por po tregoj që mund ta bëj shumë mirë edhe boksierin.

Rylan ishte një boksier i vështirë. Nuk kam asgjë personale me të, urime edhe atij. Kjo është ëndrra ime, e dua këtë sport me gjithë shpirt. Nëse dikush më mposht, unë e uroj atë. Kanë thënë që nuk di të boksoj, por e tregova sonte veten time.Sot i jap vetes notën 7, për shkak te nokdaunit. Kundërshtari kishte shumë fuqi, e uroj edhe njëherë. Connor Ben nuk ka marrë kurrë të tilla risqe. Kam luftuar për 10 vjet rresht në Greqi më të mirët, ndërsa ai ndeshej me boksierë me tetë humbje. Ai është frikacak, nuk do të ndeshet me mua“, deklaroi Marku.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…